Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë të martës ka vizituar afaristët që ofrojnë shënime dhe furnizime, të cilët i ka përgëzuar për aplikimin e masave në përputhje me vendimin e Qeverisë dhe të Komunës së Gjilanit.
Haziri, me këtë rast, ka falënderuar afaristët e Gjilanit dhe qytetarët për solidaritetin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e shtuar për t’u mbrojtur nga Covid 19.
I pari i kësaj komune ka thënë se fatmirësisht deri tani nuk është shënuar asnjë rast me coronavirus në Gjilan, e as nuk ka asnjë të dyshuar.