Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse duke u dëshiruar paqe, lumturi dhe zhvillim për qytetarët e Gjilan.
“Uroj të gjithë qytetarët e besimit ortodoks që 7 janari të jetë një ditë feste dhe harmonie për të gjithë, por duke i respektuar rregullat kundër përhapjes së COVID-19.
Uroj që në familjet tuaja të mbizotërojë paqja, lumturia, harmonia, mirëqenia, toleranca dhe besimi në ardhmërinë tonë të mirë. Rrugëtimi ynë është i përbashkët për të gjithë qytetarët e Gjilanit, drejt zhvillimit dhe krijimit të kushteve më të mira për jetë.
Jam shumë i lumtur që Gjilanit është shembulli më i mirë i respektimit të diversitetit fetar e etnik dhe ky fakt është theksuar edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gëzuar Krishtlindjet Ortodokse!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Lutfi Haziri./2LONLINE.com/