“Kjo ditë mbetet dita më e lavdishme e të gjithë shqiptarëve, e cila na rikujton të kaluarën e na jep vullnet për të krijuar sa më mirë të ardhmen e popullit tonë”, ka thënë, Lutfi Haziri, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Gjilan .
Ai ka shtuar se gjaku i heronjve, guximi e trimëria e tyre, kanë qenë udhërrëfyes për gjenerata të tëra, e falë tyre sot shqiptarët kremtojnë këtë ditë në liri të plotë e të bashkuar me njëri-tjetrin.
“Urime 28 Nëntori!”, ka uruar Haziri. /2LONLINE/