(2LONLINE) – Përfaqësues të organizatave të ndryshme në Universitetin e Gjilanit, atë të Prishtinës dhe të Parlamentit të Studentëve kanë vizituar sot kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për t’ia uruar detyrën e kryetarit dhe për ta njoftuar për aktivitetet e tyre në të kaluarën dhe planet në të ardhmen.
Kryetari Haziri i falënderoi për vizitën përfaqësuesit e organizatave të studentëve, duke ua konfirmuar edhe njëherë se në sektorin e rinisë do të ketë kujdes shumë të madh.
“Dyertë e Komunës i keni të hapura 24 orë e shtatë ditë në çdo kohë. Përkundër borxheve të mëdha të trashëguara, do të mundohem me tërë kapacitetin tim që të mos preken programet e proklamuara, e veçanërisht ai i rinisë. Do ta keni mbështetjen time dhe do të bashkëpunojmë shumë mirë”, ka thënë Haziri.
Ndërsa, në emër të këtyre organizatave, foli Selim Daku, i cili njoftoi kryetarin Haziri për punën dhe aktivitetet e tyre që kanë bërë në mënyrë vullnetare, por edhe pë r planet pë r të ardhmen. /2lonline/