(2L ONLINE) – Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri e ka quajtur ditën e sotme një ditë të zakonshme, por pa rezultate konkrete. Ai në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook ka shkruar se Kosova duhet të ruhet nga moskrijimi i Bllokut të tretë politik, derisa ka kërkuar të gjendet rruga demokratike për t’ i dal zot vendit.
Ja postimi i tij:
“Një ditë e zakonshme në Kosovë dhe pa rezultate konkrete. Kosova duhet të ruhet nga moskrijimi i Bllokut të tretë politik. Prej nesër, në vend të protestave, të ulemi dhe të gjejmë rrugën demokratike për t’i dal zot vendit tonë. LH” /2L ONLINE/