(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e revistës që botohet në Preshevë “Jehona”, të cilët uruan kryetarin Haziri për marrjen e detyrës së kryetarit.
Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj reviste, që merret kryesisht me tema kulturore dhe politike, duke premtuar se do të jetë shembull I transparencës.
“Ne kemi kulturë qeverisëse bashkëpunuese me mediat. Do të jemi shembull i transparencës dhe llogaridhënies. Mediat do t’i kenë dyertë e hapura në Komunë dhe asnjëherë nuk do ta kenë problem qasjen ne dokumente zyrtare”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari Haziri. /2lonline/