(2LONLINE) – Shefi i misionit të organizatës ndërkombëtare IOM në Kosovë, Jorge Baca, së bashku me menaxherin e projektit “Përfshirja e Diasporës në Zhvillimin Ekonomik”, Roberto Cancel, kanë qëndruar sot në Gjilan, ku kanë takuar kryetarin Lutfi Haziri.
Qëllimi i takimit ka qenë bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve të kësaj organizate me renome ndërkombëtare me Komunën e Gjilanit, ndërsa është folur edhe për akomodimin e personave të riatdhesuar.
Ata theksuan poashtu se po kërkojnë donatorë për projektet për akomodimin e personave të riatdhesuar si dhe për përfshirjen e diasporës në zhvillimin e Ekonomik në Gjilan.
Kryetari Haziri ka falënderuar ata për vizitën, duke u shprehur se “jeni ndër organizatat që kam dëshirë të punoj me ju sepse këtë e kam bërë edhe më herët si kryetar i Gjilanit. Jam i hapur për bashkëpunim për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve të Komunës së Gjilanit”./2lonline/