Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim një delegacion të Këshillit të Nxënësve në këtë komunë, me të cilët ka bashkëbiseduar për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Kryetari Haziri i ka ofruar mbështetje të plotë këtij këshilli për aktivitetet e tyre në të mirë nxënësve të kësaj komune, duke shtuar se po punojnë që të funksionojë sa më mirë hallka edhe me Këshillin e Prindëve dhe Komunën e Gjilanit në zgjidhjen e problemeve eventuale.
Ndërkohë, kreu i Gjilanit është informuar nga Këshilli i Nxënësve për aktivitetet që kanë të bëjnë me vetëdijësimin e nxënësve kundër dukurive negative, siç është droga, bullizmi etj.
Ndryshe, në nëntorin e vitit të kaluar në ambientet e Drejtorisë së Arsimit është hapur zyra e këtij këshilli, për të ofruar zgjidhjet më të mira për nxënësit e komunës së Gjilanit.