Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka njoftuar se këtë vit do të vendoset edhe busti i Reshat Ymerit, më pas i Hamdi Berishës, Halim Oranës, dhe mbetet që në vitin e ardhshëm të vendoset edhe shtatorja e Mulla Idriz Gjilanit, ndërsa iniciativa është edhe për Ramiz Cërnicën dhe për çdo hero, dëshmorë, autoritet dhe veprimtarë.
Po ashtu, Haziri ka thënë se emrat tjerë të mëdhenj të Gjilanit dhe Anamoravës do të theksohen dhe do t’u ngritët shtatore, buste dhe të tilla, “sepse për Gjilanin kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm edhe figura që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë tonë që është krenari për ne”.