Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të prof.dr. Skënder Gashi.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit shumëvjeçar të LDK’së, udhëheqësit e veprimtarit të çështjes kombëtare në mërgim, prof. dr. Skënder Gashi.
Profesor Gashi, ka qenë njeriu që i hapi dyert për shqiptarët në Vjenë, për t’u bërë më vonë edhe selia e zgjidhjes së statusit të Kosovës së pavarur.
Urtësia, këshilla, veprimi i matur dhe besimi që krijoi profesor Gashi, do të kujtohen përjetë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, shokëve, kolegëve e bashkëveprimtarëve.