Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë me bartësin e listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidaten për Asamble Komunale, Diana Toska, kanë vizituar kompaninë e njohur Menakon, ku janë pritur nga pronarët, Metush e Nadira Zymberi.
Ata e kanë falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.
“Famënderit kryetar që keni qenë gjithmonë afër bizneseve e prodhuesve dhe gjithmonë jeni në i gatshëm të ofroni bashkëpunim”, ka thënë pronari i Menakonit, Metush Zymberi.
Ndërsa, kryetari Haziri tha se kreativiteti i Menakonit e ka impresionuar, duke premtuar mbështetjen me të gjitha kapacitetet.
“Kreativiteti i pronarëve të Menakonit dhe Kullës së Gjinajve, Nadira e Metush Zymberi, më ka impresionuar, sikur edhe punësimi i një numri të madh të grave dhe vajzave. Menakon, si shtëpi e modës, është e njohur kudo, pra është brendi i Gjilanit që na ka bërë krenar me sukseset. Do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen me të gjitha kapacitetet komunale”, ka thënë kryetari Haziri.
#LDK160 #LDKGjilan
(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/