(2L ONLINE) – Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, në të cilën do të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët, do të mbahet më 12 shtator në orën 10:00. E, anëtari i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se beson shumë se do të gjendet rruga dalëse, në mënyrë që do të konstituohen organet e Kuvendit”.
Haziri shpreson të gjendet një rrugë ligjore, për t’i dhënë mundësinë që Kryeparlamentarin ta zgjedhë ai që e ka shumicën.
“Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë të drejtën PDK’së. Por, në këtë rast besoj shumë që do të gjendet rruga ligjore, në mënyrë që ai që e ka shumicën parlamentare të ketë mundësi për ta kandiduar për ta zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm dhe kandidati mbetet Isa Mustafa”, ka thënë Lutfi Haziri për Politiko.net. /2L ONLINE/