Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur keqardhje për vrasjen e dyfishtë, e cila ndodhi në Gjilan.
“Shpreh keqardhjen time më të thellë për vrasjen e dyfishtë, e cila sot tronditi Gjilanin. Dhashtë Zoti që akte të tilla të mos përsëriten më kurrë në qytetin e demokracisë, sigurisë, e kulturës qytetare. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku”, ka thënë i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri.