/2L ONLINE/ –Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatës “Pogragja” me seli në Zurich të Zvicrës, të cilët i ka falënderuar për punën e madhe që po e bëjnë për fshatin e tyre.
Haziri vlerësoi se shoqata “Pogragja” është shembull i mirë që bashkatdhetarët tanë nga Zvicra ndihmojnë vendlindjen e tyre, përkatësisht fshatin e tyre.
“Ju falënderoj shumë për kontributin dhe punën tuaj të mrekullueshme që po e bëni si shoqatë për vendlindjen. Ju jeni shembull i mirë i bashkatdhetarëve nga Zvicra të cilët ndihmojnë vendlindjen e tyre, përkatësisht fshatin e tyre, duke idedikuar një pjesë të mjeteve financiare për vendlindjen. Po e përsëris që mërgimtarët tanë kudo në botë janë vlerë e jona kombëtare”, tha Haziri.
Ndërkaq, Agron Aliu, përfaqësues i shoqatës “Pogragja” me seli në Zurich, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, ka shprehur zotimin se do të vazhdojnë të kontribuojnë për fshatin e tyre edhe në të ardhmen./2L ONLINE/