DYLON

vetëvendosje: “Zajednica” ka rënë – Qeveria të largohet

Avatar photo Redaksia

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot konferencë për media ku u fol për e marrëveshjen antikushtetuese të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, “Zajednicën”. Nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s, Driton Çaushi, tha se gjatë këtyre katër muajve, Qeveria policore e Kosovës përdori një dhunë të paparë për të shtypur protestën tonë brenda dhe jashtë parlamentit, me arrestime të deputetëve dhe aktivistëve, thyerje të zyrave të Lëvizja VETËVENDOSJE! e përndjekje të qytetarëve.

“Qeveria gjatë këtyre katër muajve krijoi një kaos, për shkak të kokëfortësisë dhe arrogancës së kësaj qeverie për të mos u tërhequr nga këto marrëveshje. Sot jemi 3 ditë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese i cili hodhi poshtë “Zajednicën” duke gjetur shkelje të Kushtetutës në mbi 20 nene të marrëveshjes. Edhe pse kjo gjykatë vazhdon të mbetet e ndikuar nga Qeveria e Kosovës, ajo, nën presionin e protestës së opozitës dhe qytetarëve, mori një vendim që e bëri të qartë veprimin antikushtetues të Isa Mustafës me 25 gusht në Bruksel”, tha Çaushi. Ai theksoi se ky vendim, edhe pse i pamjaftueshëm, në shtjellimin e lëndës dhe konkluzionet rrëzon edhe marrëveshjen e 19 prillit 2013, për shkak të neneve të shkelur të Kushtetutës si ai për Barazi para ligjit dhe Kapitullin mbi të drejtat e minoriteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

EkoHigjiena

“Edhe pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria Mustafa – Thaçi vazhdon të shtiret gjoja se vendi i është kthyer normalitetit. Ata bile shkojnë edhe më tej, duke sugjeruar përpilimin e dekretit dhe statutit të “Zajednicës”. Ne sot i rikujtojmë kësaj qeverie se projekti i “Zajednicës” përfundimisht ka rënë poshtë. Gjithashtu, dëshirojmë t’i kujtojmë se qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar shkeljen që është bërë me këto marrëveshje dhe se ata nga kjo Qeveri presin vetëm një gjë – largimin e menjëhershme. Çdo përpjekje për të mos u përballur me përgjegjësinë do të çojë në eskalim të situatës, deri në rrëzimin e kësaj qeverie”, theksoi në fund Driton Çaushi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.