/2L ONLINE/ Enver Haziri, anëtar i kryesisë së Lçvizjes Qytetare vatra, ka thënë janë bërë dy vite që kur rezoluta për Kosove Lindore kaloi në Kuvendin e Republikë së Kosovës dhe me shumica e pikave nga ajo rezolutë që as qe u morën parasysh te realizohen nga institucionet Kosovare.
Sipas tij, pikë shumë e rëndësishme për banorët e tri komunave qe jetojnë ne Kosovën Lindore është edhe pika 8. e rezultues e cila parash që Kuvendi i Republikës së Kosovë të mbështet themelimin e fondit zhvillimor për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me iniciativën e Qeverisë së Kosovës dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare dhe evropiane.
Por, sipas Hazirit, nga miratimi i rezolutës gjer tani ka pasur vetëm një shkëndijë në këtë drejtim ku qeveria e Kosovës në vitin 2014 ndau vetëm 100 mijë euro për këtë fond zhvillimore që u krijua në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ky fond nuk u bë fond përhershëm ashtu siç u kërkua në rezolutë por mbeti vetëm Ad-hoc dhe kjo shumë aq e vogël sa u dha nga dy qeveritë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u përdore dhe si adutë tallëse nga kryeministri Vuqiq gjate vizitës ne Preshevës ku tha: se ata tuajt nuk po ju ndihmojnë fare.
“Nevojat e qytetareve te luginës janë shume te mëdha, duke ditur diskriminim qe po i bën regjimi i Serbisë tri komunave asaj te Bujanoct, Presheves, dhe Medvegjes ne ndarjet buxhetore duke i ndare vetëm një shume simbolike sa për te thëne ne sytë e opinion se ja edhe këtyre komunave ne i ndajmë buxhet ka beret qe nevoja për investime nga Kosova dhe Shqipëria te jete shume e mirëseardhura dhe shume jetike për këta banor’”, ka thënë Haziri i Vatrës.
Sipas tij, është emergjente fondi humanitare për këto tri komuna te krijohet sa më parë dhe të bëhet i përhershëm të parashihet në vijat buxhetore të dyja shteteve amë, atij të Kosovës dhe Shqipërisë , ku do te garantohej një qëndrueshmëri në investime aty ka kanë nevojë qytetarët e Kosovës Lindore, siç janë: kthimi, infrastruktura, arsimi, shëndetësi etj. /2L ONLINE/