(2LONLINE) – Në vazhdën e traditës së bashkëpunimit me qytetet europiane dhe amerikane, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot përfaqësuesit e “Utah Valley University” me seli në Provo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më konkretisht me përfaqësuesin e Fakultetit të Emergjencave dhe Sigurisë, John R. Fisher.
Në këtë takim është biseduar për partneritetin mes Komunës së Gjilanit dhe të Komunës së Provo-s, si dhe për mundësinë e dërgimit të studentëve nga Gjilani për studime në sektorin e emergjencave dhe sigurisë në Utah Valley University.
Kryetari Haziri ka falënderuar z. Fisher për takimin, duke thënë se ndihmesa për studentët tanë, do të ndihmonte në ngritjen e kapaciteteve të sektorit të emergjencave dhe sigurisë në Komunën e Gjilanit.
Ky është takimi i radhës i kryetarit Haziri me përfaqësues të komunave të ndryshme nga Europa dhe SHBA-të, prej nga ka marrë premtime për ndihmesë për Gjilanin në avancimin e sektorëve të ndryshëm./2lonline/