(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismaji, kanë pritur sot në takim lamtumirës toger Ozgur Yildirim, – komandant i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) në KFOR-in turk për Rajonin e Gjilanit.
Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar z. Yndirimi për kontributin e dhënë në të mirë të sigurisë së qytetarëve në Komunë e Gjilanit.
Haziri theksoi se edhe në të ardhmen me Komandantin e ri Mustafa Ergul, do të vazhdoj ky bashkëpunim, duke i uruar mirëseardhje në Gjilan.
Nga ana e tij, komandant i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) në KFOR-in turk për Rajonin e Gjilanit, Ozgur Yildirim, ka thënë se është ndarë i kënaqur me mikpritjen që i është bërë në Gjilan, ndërsa ka falënderuar edhe Komunën që ka qenë gjithmonë e gatshme për të kooperuar me ta. /2L ONLINE/