(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e shoqatës kulturore “Kosova-Shkup” Rexhep Gunduz që vepron në Bursa të Turqisë dhe i cili është me prejardhje nga Gjilani.
Kryetari Haziri është njoftuar nga z. Gunduz, për aktivitetet e kësaj shoqate, i cili theksoi se Bursa llogaritet se ka më së shumti shqiptarë në Turqi, për të shtuar se ata janë të organizuar dhe me fanatizëm po mundohen t`i ruajnë dhe kultivojnë traditat e kosovarëve.
Haziri, pasi ka falënderuar z. Gunduz për vizitën, e ka përgëzuar atë për aktivitetet në shërbim të shqiptarëve që jetojnë në Bursa, duke thënë se Komuna e Gjilanit do të ketë bashkëpunim të mirë me këtë shoqatë në vazhdimësi. /2lonline/