Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit kandidat për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat, ka prezantuar sot 38 kandidatët e kësaj partie, të cilët garojnë për Asamblnë komunale.
“Për dallim nga të tjerët, LDK e ka edhe kandidatin më të ri, edhe bartësin e listës më të ri, e kemi edhe moshën më të re se të gjitha partitë politike. Lista e LDK’së në substancë ofron ndryshim dhe dominohet kryesisht nga arsimi dhe shëndetësia. Duke pasur parasysh backgraundin, profesionet, rregullshmërinë, fytyrat e pastërta e duart e pastërta, ne presim që KQZ t’i certifikoj të gjitha këto kandidatura. I falenderoj të gjitha strukturat, nëndegët ne qytet e fshatra, të cilat i kanë nominuar dhe i kanë mbështetur këto figura”, ka thënë Haziri në konferencën e sotme për media.
Haziri ka thënë se tashmë jemi në muajin e parë përgaditor, njoftues dhe të hapjes së dialogut me të gjitha kategoritë, grupmoshat, vendbanimet, lagjet dhe fshatrat e Gjilanit për të diskutuar nevojat e qytetarëve për katër vitet e ardhshme.
Në përmbyllje të një programi qeverisës katër vjeçar, i cili ka qenë i ndërtuar në katër shtylla të zhvillimit dhe të ndërtimit të infrastrukturës në Komunën e Gjilanit duke pasur në fokus familjen, Haziri tha se do të vazhdojmë të punojmë me qytetarët dhe për qytetarët në këtë logjikë dhe në këtë kontinuitet.
“Ne kemi arritur ta thejmë çdo lloj përjashtimi që e kemi gjetur në Gjilan. E kemi integruar Gjilanin me Prishtinën në fazën e parë, e kemi përafruar Gjilanin me Tiranën, e kemi përafruar Gjilanin me mikroregjionin europian me Brukselin. Ky qytet është i vetmi në Kosovë i cili ka sjellë 20 përfaqësues të BE-së në pushtet lokal. Ky qytet tashmë ka miq, presidentë, ministra dhe autoritete të larta që përfshinë Uashingtonin zyrtar dhe Brukselin zyrtar”, tha Haziri.
“Ne edhe më tutje do të punojmë në zhvillimin e infrastrukturës, fillimin e ndërtimit të autostradës Gjilan-Prishtinë, fillimin e ndërtimit të Rrugës së Prishtinës dhe atë Gjilan-Livoç-Kllokot, e cila ka filluar të bëhet realitet dhe investimet në cdo vendbanim e fshat të komunës sonë”, ka shtuar Haziri, duke pohuar se në katër vitet e ardhshme Gjilani do të marrë fazë krejt tjetër zhvillimore.
“Në katër vitet e ardhshme Gjilani do të marrë fazë krejt tjetër zhvillimore dhe në 18 muajt e ardhshëm do të ketë infrastukturë krejt tjetër, pasi kemi punuar katër vite që të bëjmë mobilizime financiare nga qeveria e Kosovës, BERZH’i, qeveritë e shteteve të mëdha sic është Austria, Zvicra, Gjermania dhe me qeverinë e SHBA’ve. Këta janë partnerë të Gjilanit dhe investojnë miliona euro këtu”, tha ai.
Haziri në fund të kësaj konference i ka falënderuar bashkatdhetarët që jetojnë në perëndim për sic tha, rolin historik të zhvillimit të Gjilanit.
Përndryshe, bartës i listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për përfaqësim në Kuvend Komunal është Faton Bislimi, profesor universitar, i diplomuar në Universitetin e Harvardit.
LDK – lista
1 Faton Bislimi
2 Avdyl Aliu
3 Shpresa Kurteshi -Emini
4 Ramiz Ramadani
5 Milot Shkodra
6 Rina Ahmeti
7 Nevzad Rushiti
8 Isa Agushi
9 Arijeta Aliu
10 Gentrit Murseli
11 Xhelal Jetishi
12 Afërdita Balaj -Ajdini
13 Fejzullah Berisha
14 Rashit Sahiti
15 Shkëndije Avdiu
16 Blerim Syla
17 Arben Maliqi
18 Teuta Suliqi
19 Qamil Rexhepi
20 Rijad Elezi
21 Antigona Kqiku
22 Jashar Jashari
23 Bardhyl Syla
24 Mizafere Ismajli
25 Burim Berisha
26 Naser Arifi
27 Arta Ramadani
28 Vehbi Jerliu
29 Idriz Ramadani
30 Vineta Shaqiri
31 Fitim Guda
32 Kujtim Shaiqi
33 Mirvete Hoxha
34 Leutrim Bllaca
35 Ramiz Ramadani
36 Florentina Haliti – Mehmeti
37 Vjollca Ismajli
38 Shemsedin Elezi