(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, së bashku me shefin e Kabinetit Arbër Ismajli, kanë pritur sot në zyrën e tij biznesmenin e suksesshëm nga Gjilani që jeton dhe vepron në Bursa të Turqisë, Fahrettin Gulener, i cili shoqërohej nga kryetari i shoqatës “Kosova-Shkup” Rexhep Gunduz.
Haziri e Gulener kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në të mirë të zhvillimit të Gjilanit.
Fahrettin Gulener, i cili posedon një fabrikë gjigante për prodhimin e autopjesëve, ka shprehur interesimin për t’i ndihmuar Gjilanit, meqë ka lindur në Gjilan.
Ai tha se do të mundohet që t’i ndihmojë edhe shkollave profesionale, ndërsa konfirmoi se shumë shpejt do t’u mundësohet 5 nxënësve nga Gjilani që të shkojnë në Turqi për t’i trajnuar në lëmin e tekstilit.
Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar z. Gulener për vizitën, duke thënë se ndihet i nderuar që ka gjetur kohë të vie dhe të na vizitoj në Gjilan.
Ai po ashtu e njoftoi z. Gulener për problemet, sfidat dhe sukseset në Komunën e Gjilanit, duke falënderuar për interesimin e tij për ta ndihmuar Gjilanin. /2L ONLINE/