Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke komentuar largimin e barrikadave, ka thënë se vendimi për largimin e tyre nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit.
Postimi I plotë
Veriu i Kosovës nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit. Vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit. Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë!
Barrikadat, si mjete presioni, të papranueshme. #Dialogu zgjidh probleme!