Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se marrëveshja e arritur në mes tri partive politike, LDK, AAK dhe NISMA, është një kthesë e madhe për Kosovën.
Sipas tij, LDK-ja është rreshtuar me bllokun opozitar, duke shtuar se, vullneti i qytetarëve të Kosovës është që të ketë ndryshime.
“Partia e cila ka fituar, përfaqëson një të tretën e votuesve, është pakicë dhe nuk të udhëheq me shumicën e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë kërkuar ndryshime”, ka thënë Haziri.