Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka marrë pjesë sot në konferencën ditore në Spitalin e Përgjithshëm, i cili ka ndërtuar partneritet me një spital slloven.
Në takimin, në të cilin morën pjesë mjek specialistë të disa profileve, kryetari Haziri tha se ndihet mirë që ky partneritet është ndihmuar dhe mbështetur nga Komuna e Gjilanit.
“Është shumë i rëndësihëm fakti se po vazhdon integrimi i institucioneve të Gjilanit me institucionet e Bashkimit Europian, pas vizitës që Komitetit të Regjioneve të BE’së i bëri komunës sonë në tetorin e vitit të kaluar. Ky partneritet besoj shumë se do të sjell dobi të madhe të spitalin tonë”, tha Haziri.