(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka numëruar punët e mira që sipas tij, që janë realizuar përgjatë qeverisjes 8-mujore me Gjilanin, me porosinë se nuk do të ndalen.
Ja postimi i plotë i Hazirit:
Përgjatë 8 muajve të qeverisjes me Gjilanin, realizuam shumë projekte infrastrukturore, si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale, të cilat kanë ndikuar në jetën më të mirë të qytetarëve tanë. Me sinjalizim horizontal dhe vertikal janë mbuluar mbi 7850 metra, ndriçim publik janë shtruar mbi 28 kilometra kabllo dhe janë vendosur mbi 450 trupa ndriçues. Poashtu, kemi realizuar projektin për sinjalizim vertikal dhe horizontal për një gjatësi mbi 8 mijë metra. Gjatë këtyre muajve të qeverisjes së mirë, janë përfunduar mbi një mijë metra rrjet të ujësjellësit, pastaj rreth 1200 metra rrjet të kanalizimit dhe mbi 3600 metra kubëza betoni për trotuare. Ndërsa, një punë kolosale e kemi bërë edhe në hapjen e rrugëve të reja kryesisht në fshatrat e thella malore dhe fshatrat e brezit kufitar, ku për këtë periudhë kohore janë hapur dhe trajtuar rrugë të rendit të tretë mbi 41 kilometra gjatësi. Nuk do të ndalemi! LH