Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen Sopi dhe Elezi, për humbjen e dy më të dashurve të tyre, si pasojë e infeksionit me COVID-19.
Haziri ka konfirmuar se pas 11 rasteve të reja pozitive, numri total shkon 587 raste, të shëruar janë 395, të hospitalizuar 35, raste aktive 169, ndërkaq të vdekur 23 qytetarë.
“Brenda 24 orëve të fundit i kemi fatkeqësisht edhe dy të vdekur nga COVID-19. Iu shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Sopi dhe Elezi, për humbjen e më të dashurve të tyre. Edhe këto dy raste me fatalitet, janë alarm i madh që duhet të kujdesemi, t’i respektojmë masat anti-COVID. Ju lus nga zemra që t’i përmbaheni rregullave, për vetën, për familjen, për qytetin për Republikën”, ka thënë Haziri.
Ndërkohë, numri i mostrave në pritje është 91, prej të cilëve 41 nga SC Gjilani.