Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë gazetari Gani Korça, e kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen Korça, ndërkohë që për nderë të respektit ndaj jetës dhe veprës së tij, Komuna e Gjilanit organizon të shtunën mbledhje komemorative në ora 14:00, në teatrin e qytetit.
Ja Telegrami Ngushëllimi i kryetarit Haziri
E nderuara familja Korça,
Me pikëllim të thelle e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të gazetarisë gjilanase, Gani Korça.
Ai do të mbahet në mend përgjithmonë për kontributin e tij jetësor për informimin e qytetarëve përmes “ Radio Gjilani”, për disa dekada.
Për nderë të respektit ndaj jetës dhe veprës së tij, Komuna e Gjilanit organizon të shtunën mbledhje komemorative në ora 14:00, në teatrin e qytetit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Korça, miqve, kolegëve e farefisit. Lamtumirë miku im! LH
***
Përndryshe, varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 9 Shtator (E Shtunë) në ora 16:00.
Funerali niset nga lagjja Dheu i Bardhë – Gjilan.