Me rastin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Daut Bislimi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bislimi. Në telegram, thuhet:
“E dashur familje Bislimi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të historianit dhe intelektualisht të madh, ish-bashkëpunëtorit të presidentit Rugova në Institutin Albanologjik, prof.dr. Daut Bislimi.
Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në Universitetin e
Prishtinës, ku studentët e tij, sot janë emra të mëdhenj të fushës së historisë.
Pata fatin ta njoh këtë intelektual të madh e njeri të urtë dhe të mësojë shumë gjëra nga profesori.
Familje e nderuar Bislimi, në kohën kur vendi po ballafaqohet me pandeminë globale dhe në pamundësi të vizitave, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, sikurse edhe miqve, shokëve, kolegëve dhe farefisit.
Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.