Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-legjendës së futbollit, Ymer Berisha, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Berisha. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Berisha,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-legjendës së futbollit gjilanas, Ymer Berisha.
Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë për qytetin e tij, Gjilanin, në veçanti për kontributin që e ka dhënë në sport, në një kohë jo të lehtë për shqiptarët.
Familje e nderuar Berisha, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e Ymerit. Ngushëllime edhe kolegëve, futbollistëve, miqve e farefisit.
Lamtumirë, miku im”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri. /2LONLINE.com/