(2L ONLINE) – Ka nisur sot të mbahen aktivitete në kuadër të “Ditës së Rinisë” në Gjilan me moton “Rini – jepi formë ëndrrave”, e cila organizohet nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Fillimisht, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i DKRS-së, Bujar Haziri, kanë pritur sot një grup të të rinjve të KVRL-së, në krye me Valdrin Halimin.
Me këtë rast, kryetari Haziri ka thënë se përkushtimi i Komunës për rininë gjilanase do të jetë gjithmonë prioritet, ndërsa pohoi se nga sot fillon riorganizimi për pavarësimin e sektorit të Rinisë në Komunën e Gjilanit.
“Kjo është një ditë shumë e veçant për rininë gjilanase, me aktivitete të ngjeshura. Tashmë i keni edhe zyret dhe keni shumë mundësi më të mëdha të sukseseve. Kemi filluar dje me pavarësimin e kulturës, do të vazhdojmë sot ta pavarësojmë sektorin e rinisë. Le të themi që sot fillon riorganizimi i këtij sektori dhe KVRL do të jetë pjesë aktive e kësaj çështje meqë i përfaqëson të rinjtë dhe të rejat. Ju lus që të punoni me nxënësit dhe studentët me organizatat e tyre, që t’iu dalim në ndihmë. Meqë si i ri ia kam filluar aktivitetin tim politik në forume të ndryshme, gjithmonë do ta keni përkrahjen time të pa rezervë”, ka thënë kryetari Haziri.
Të rinjtë e pranishëm në këtë takim, kanë falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e ofruar, duke e informuar për aktivitete e tyre në të mirë të avancimit të rinisë.
“Edhe ne si KVRL iu kemi bashkangjitur agjendës së drejtorisë dhe Komunës, në bazë të asaj që kam parë edhe në komunat tjera, mund të them lirisht Gjilani ka agjendën më të mirë në nivel nacional”, tha kryetari i KVRL-së, Valdrin Halimi.
AGJENDA – PROGRAMI:
10.00-10.30 Takimi i grupeve pjesëmarrëse (platoja para teatrit)
11:00 Hapja zyrtare e Aktiviteteve
11:10 Tryeza për vullnetarizmin – ne Universitetin “K.Zeka” -Gjilan
11:15 Loja në shah – Personat me aftësi të kufizuar- Handikos (të verbëritë, shurdhmemecët) platoja para kinemasë.
11:15 Loja në Ping Pong – KP – “DRITA” femrat dhe meshkujt / platoja para kinemasë
11:30 Siguria në Shkollë – Takimi mbahet në Sallën e galerisë/
11:30 Qendra Rinore – Performanca e artistëve para Platosë së Teatrit (15 –artistë të rinj)
14:45 Të rinjët lexojnë – Aktivitet me lexues të rinjë në Bibliotekën “Fan S. Noli” Gjilan
12:00-14:00 Basketboll dhe Volejboll – Palestra e Sportit “Bashkim Selishta – Petriti”
13:00 Komunikimi përmes Pikturës – aktivitet multikultur ndërkomunal – galeria e qytetit
13:30 Tryeza për Integrime – Zyra për Integrime Evropiane – me panelistë – salla e Teatrit
14:00 Muzeu i Qytetit – vizitë kulturore, Ekspozitë mbi njohjen me trashëgiminë kulturore të qytetit
15:00 TalentShoë – “Qendra Rinore” – salla e vogël e Teatrit
16:00 (ANP) Shfaqje e filmave tematik kundër diskriminimit (salla e teatrit)