“Lajm plot shpresë. Pas 15 muajve të ballafaqimit me COVID 19, kemi 41 raste aktive në Gjilan nga 980 sa ishin para disa jave. Nëse kujdesemi kështu, po shkojmë drejt një Gjilani pa COVID, ndërkohë që vaksinimi është udhë e shpresës për imunizim kolektiv”, ka shkruar në profilin e tij, kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ja postimi i tij i plotë:
Lajm plot shpresë. Pas 15 muajve të ballafaqimit me #COVID19, 41 raste aktive i kemi në Gjilan nga 980 sa ishin para disa jave. Nëse kujdesemi kështu, po shkojmë drejt një Gjilani pa COVID, ndërkohë që vaksinimi është udhë e shpresës për imunizim kolektiv.
Falënderim pafund për Dr. Ukshin Ismaili nga Spitali i Përgjithshëm, Dr. Ajhane Sefiu nga QRSHP, Dr. Arbenita Hajdari nga QKMF, emergjencat civile të Komunës dhe Kryqin e Kuq të Gjilanit.
Falënderim edhe Policisë së Kosovës, Stacionit në Gjilan, për mbikëqyrjen në baza ditore të zbatimit të masave.
Falënderim i madh për qytetarët e Gjilanit për lojalitet e bashkëpunim. Bashkë mundemi! /2LONLINE.com/