DYLON

Drita nënkampion

Drita nënkampion
Avatar photo Redaksia

Me ndeshjet e sotme të javës së 36-të është mbyllur edicioni i garave 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra gjilanase Drita, ka shënuar fitore si vendës ndaj Arbërisë dhe me këtë fitore ka arritur që të jetë nënkampione e Kosovës dhe të sigurojë daljen në Evropë.

Pas kampiones Prishtinës dhe fituesit të Kupës, Llapit, gjilanasit e klubit bardh e kaltër ruajtën pozitën e dytë të tabelës së klasifikimit, duke fituar të drejtën e përfaqësimit të vendit në garat evropiane si nënkampione e Kosovës.

EkoHigjiena

Përndryshe, skuadra e Dritës ndeshjen e sotme të fundit të stinorit kundër Arbërisë, e fitoi si vendëse, me golat e shënuara nga Festim Alidema (18’) dhe Ardian Limani (86’).

Përndryshe,, drejtuesit e klubit vlerësojnë se ky vit nuk ishte vit i arritjes së objektivave të tyre por se me paraqitjet në europë, shpresojnë që t’i bëjnë krenarë adhuruesit t e tyre. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.