Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se gjatë mandatit qeverirës kanë vendosur balancë investimesh qytet-fshat.
Kreu i Gjilanit ka thënë se kjo formulë e investimeve mbi parimin e barazisë, ka qenë synim i tij, të cilin e ka realizuar.
“Nuk dua të flasë për për realizimin e programeve të mëdha për Gjilanin sepse ato janë të dukshme. Ajo që më bën të ndjehem mirë është se gjatë qeverisjes katër vjeçare kemi vendosur balancë investimesh qytet-fshat. Ky ka qenë synimi im dhe ndihem mirë që e kemi arritur këtë”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/