Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nderuar sot me mirënjohje personalitete të ndryshme të cilët kanë bërë shumë për Gjilanin dhe Republikën.
Kreu i Gjilanit ka nderuar me mirënjohje Dr. Sc Shemsedin Pira, në nderim gatishmërisë dhe kurajos profesionale, e në veçanti për kontributin e tij në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individëve në misionin fisnik të avokatisë.
Dëshmori Mehmetali Behluli është nderuar me mirënjohje post-mortum, në nderim të kontributit të dhënë për kauzën kombëtare dhe sakrificën deri në flijim për lirinë e vendit.
Hafëz Alush Kadriu është nderuar e mirënjohje në nderim të kontributit të vazhdueshëm dhënë në të mirë të vendit, e ne veçanti për shërbim shembull gjatë kohës së okupimit.
Fatmir Shurdhani është nderuar me mirënjohje në nderim të angazhimit dhe kontributit të dhënë në organizimin dhe mbështetjen e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Pajazit Isufi është nderuar me mirënjohje post-mortum, në nderim të kontributit të vazhdueshëm dhënë në dobi të komunitetit.
Tefik Mustafa është nderuar me mirënjohje post-mortum, në nderim të kontributit të dhënë për Liri, Pavarësi dhe Demokraci të vendit.
Ndërkaq, kreu i Gjilanit, ka ndarë mirënjohje edhe për shoqatën Pogragja me seli në Zvicër, në nderim të kontributit të vazhdueshë dhënë në dobi të komunitetit. /2LONLINE.com/