DYLON

Arrestohet edhe personi i dytë për posedim të narkotikëve të llojit heroinë

Arrestohet edhe personi i dytë për posedim të narkotikëve të llojit heroinë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë DHTN-Gjakovë, pas veprimeve operativo hetimore, sot me datë 17.09.2021 ka realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e njëjtë të realizuar në muajin gusht të këtij viti, ku ishte arrestuar personi i dyshuar (S.M), për posedim të narkotikëve.

Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjakovë, sot është arrestuar edhe personi i dytë (B.Sh.), nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, Posedimi, Shitja ose Shpërndarja e Paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dytë (B.Sh.) janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale:

-Një (1) qese najloni e mbushur me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram,

-Po ashtu edhe njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese najloni të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram,

– Para të gatshme (145) euro dhe (30) Franga,

– Dy (2) telefona mobil te llojit Samsung dhe

– Dy (2) letërnjoftim dhe një (1) patentë shofer të personave tjerë që janë ndaluar 

   nga i  dyshuari në këmbim të marrjes së Heroinës. 

Në lidhje me rastin për veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, me vendim të të cilit edhe personi i dytë është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin  dhe angazhimin e sajë, në parandalimin e aktiviteteve kriminale, shkatërrimin e grupeve kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.