Në ciklin e aktiviteteve maratonike për nder të 20-vjetorit të çlirimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje për punëtorin e dalluar të shëndetësisë, bujqësisë, zhvillimit ekonomik dhe shërbyesit civil.
I pari i Gjilanit tha se edhe 20 vjet pas luftës nuk janë përmbushur ëndrrat dhe pritjet e qytetarëve, mirëpo jeta është e atillë që ëdo ditë duhet bëhet përpjekje dhe angazhim për të zhvilluar një jetë më të mirë familjare dhe për të pasur një qytet më të mirë.
“Kemi kaluar vite të vështira, ecjet dhe pritjet tona pas luftës nuk janë përputhur më ëndërrat që secili prej neve i kemi pasur si qytetarë dhe as me ëndërrat tona që i kemi pasur personalisht. Mirëpo, jeta është e tillë, çdo ditë luftë, përpjekje dhe angazhim për ta bërë qytetin ma të mirë, familjen më të mirë dhe arsimin më të mire, si dhe shërbimin më të mirë për njerëzit, për të zhvilluar bazën ekonomike për të cilën po mundohemi ta kemi si rrugë të vetme që lirisë i jep shije. Kur njerëzit punojnë, kanë mundësi punësimi dhe zhvillimi të jetës atëherë gjithëka bëhet me e lehtë”, ka theksuar Haziri
Në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve, kryetari Haziri ka falenderuar të gjithë kontributdhënësit në interes të përgjithshëm të qytetarëve dhe qytetit të Gjilanit.
Me mirënjohje janë nderuar personat si në vijim:
Bedrije Shurdhani – (Për kontributin e dhënë në afarizëm kreativ dhe artizanale)
Ramadan Shaqiri – (Për kontributin e dhënë në shëndetësinë primare)
Sevdije Haziri – (Për kontributin e dhënë në shërbimit civil
ASK Food – (Për kontributin e dhënë si biznes ushqimor)
Emërllah Ajeti – (Për kontributin në bujqësi dhe blegtori)
Ramadan Jashari (Post Mortum, për kontributin e dhënë në shërbimin shëndetësor)