Komuna e Gjilanit ka organizuar sot ndarjen e mirënjohjeve për sektorin e shëndetësisë, konkretisht për doktorët të cilët tashmë kanë dalë në pension pas një shërbimi të gjatë si mantelbardhë në kujdesin për shëndetin e popullatës ndër vitesh.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka thënë se organizimi i sotëm është më tepër ceremonial, për shkak të pandemisë dhe po bëhet në këtë mënyrë që ta
“Ju keni shërbyer në një kohë shumë të vështirë për shkak të sistemit të paraluftës që e kemi përjetuar. Gjithashtu jeni përballur me raste dhe momente shumë të vështira edhe atë të helmimit të nxënësve. Po e them pa modesti që mjeku nuk pensionohet kurrë, sepse ai në vazhdimësi jep dije dhe shërbim për shëndetin publik. Angazhimi dhe puna juaj në kohën sa keni shërbyer dhe rrethanat në të cilat keni punuar u jep padyshim epitetin e një gjenerate të artë. Sot ne kujtojmë gjithashtu ish kolegun tuaj tashmë të ndjerë Rexhep Sejfiu, i cili nuk është në mesin tonë”, ka thënë ai në fjalën e tij.
Poashtu, ka theksuar se ky vit i kushtohet veprimtarisë kombëtare, organizative dhe resistencës për liri të Abdullah Tahiri, me të cilin ishim në aktivitete dhe njëkohësisht edhe të burgosur.
Xhavit Hajdari, në emër të të gjithëve, ka falënderuar kryetarin Haziri për këtë vlerësim duke e ndarë së bashku momentin e vështirë të vitit 1952, atë të përballjes së variolës së verës e cila ishte një vështirësi e madhe e përballjes shëndetësore, dhe pandemia e sivjetme gjithashtu e vështirë, duke potencuar se mjekët janë heronjë të përditshëm në punën dhe angazhimin e tyre.
Mjeët të cilët janë u nderuan me mirënjohje janë: Januz Canaj, Ramadan Maliqi, Shaban Rexhepi, Ismail Aliu, Ramush Osmani, Rrahman Hajdari, Xhavit Hajdari, Zijadin Hasani, Metush Aliu, Elez Elezi, Safete Palaj, Sabit Spahiu, Shefqet Mehmeti, Hazir Haziri, Xhevat Demiri. /2LONLINE.com/