DYLON

Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 40 pacientë me Covid-19

Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 40 pacientë me Covid-19
Avatar photo Redaksia

Sipas raportit ditor të datës 14.06.2020, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare janë të hospitalizuar 40 raste me Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është si vijon;

EkoHigjiena

27 raste janë në gjendje stabile.
12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.

Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacientja 76 vjeçare nga komuna e Prizrenit, e pranuar me 07.06.2020 e cila veç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.