Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se i mirëpresin bashkatdhetarët që këto ditë po qëndrojnë për vizitë në Gjilan dhe i ka lutur t’i nënshtrohen rekomandimeve dhe të kenë kujdes nga infeksioni me COVID-19.
“Dëshmuam tashmë se bashkë e përballojmë çdo situatë të rëndë. Apeloj që të vazhdoni t’i respektoni rregullat sepse është mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së infeksionit”, ka thënë kryetari Haziri.
Përndryshe, Gjilani sot ka pasur një rast pozitiv me Covid-19 dhe 8 te shëruar. Gjithsej tani janë 59 raste aktive me virus që po monitorohen. /2LONLINE.com/