Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas menaxhimit agresiv të masave anti-COVID-19, është ulur numri i infeksionit në shkolla në 22 raste, nga 52 sa ishin ditëve të fundit.
“Në arsim gjendja është përmirësuar jashtëzakonisht shumë. Nga 52 raste pozitive që i kemi pasur në shkollat private dhe publike, sot ky numër ka rënë në 22 raste aktive. Prej tyre janë 14 mësimdhënës, 4 nxënës, 3 punëtorë administrativë dhe 1 punëtor teknik”, ka deklaruar Haziri.
Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore që është bartja e masave, mbajtja e distancës mes vete dhe pastrimi i duarve.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përballjes me COVID-19 është kjo: 1329 raste pozitive në total, 1112 të shëruar, 48 të vdekur dhe 169 raste aktive. /2LONLINE.com/