(2LONLINE) – Përfaqësuesit e lagjes “Dardania I” kanë qëndruar sot në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të uruar kryetarin e zgjedhur të Gjilanit, Lutfi Hazirin, e ky I ka falënderuar ata për mbështetjen e jashtëzakonshme të “Dardanisë”, duke thënë se kjo ka qenë mbështetja e njëjtë sikur në vitin 2000.
Me këtë rast, kryetari Haziri ka theksuar se që nga e marta, kur do ta bëjë betimin si kryetar komune, do të punoj shumë për të mirën e gjilanasve.
“Ju faleminderit për mbështetjen e madhe të “Dardanisë”. Kjo ka qenë mbështetje për LDK, ka qenë e njëjtë me atë të vitit 2000. Dardania ka vendosur standard të ri në masovitet. Na keni mbështetur dhe ne do t’ua kthejmë me investime të mëdha në lagjen tuaj dhe në secilën lagje të qytetit, pa dallim. Prej të martës do të fillojmë punën dhe do të punojmë shumë për të mirën e përgjithshme”, ka thënë Haziri.
“Gjatë fushatës zgjedhore në lagjen “Dardania” ishin mbledhur mijëra mbështetës të Lutfi Hazirit, duke vendosur standard të ri të masovitetit në tubimeve. Tubimi i “Dardanisë” pati jehonë edhe në tubimet tjera, pasi që mbështetja për Hazirin ishte e jashtëzakonshme”––, thonë zyrtarë për informim të LDK-së.. /2lonline/