(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se Lëvizjen Vatra dhe Partia e Drejtësisë (PD), degët në Gjilan, vazhdon t’i trajtojë partnerë në nivelin lokal, ndonëse vlerëson se ia kanë punuar prapa shpine, kur në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit ishin rreshtuar me PDK-në duke arrit marrëveshje me të.
Por, Haziri thotë se kjo nuk i pengon sepse e vlerëson se marrëveshja e tyre kishte të bënte me nivelin qendror për zgjedhjet nacionale, ndërsa në nivelin lokal LDK do të vazhdojnë të jetë partnere edhe me PD-në edhe me Lëvizjen Vatra. Megjithatë, ai e pranon se me këto marrëveshje të këtyre dy subjekteve me PDK-në, ato ia punua prapa shpine, por se nuk i ka ngelur hatri në atë masë sa për t’i shqyrtuar marrëveshjet me to.
Pasi, në prononcimin e mëhershëm për 2L ONLINE, kishte përmendur formatizimin e mundshëm të qeverisë lokale, Haziri ka mohuar se kjo mund të reflektojë edhe karshi partnerëve, pasi sipas tij formatizimi mund të bëhet bazuar në planin dinamik të kësaj qeverisje mbi bazën e performancës dhe të gjeturave nëpër drejtori e assesi ndryshe.
Aktualisht, kuadri i PD është në krye të një drejtorie, atë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe nëpër Komitete,, derisa kuadrot nga Vatra pritet të jenë në Komitetin dhe Zyrën për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Nga ajo që deklaron Haziri, pritet që këta partnerë të mos ngucën. /2L ONLINE/