Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot 40 raste të reja me koronavirus, prej të cilave një rast është nga Gjilani. Kjo ka bërë që kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri të kërkojë nga qytetarët të vazhdojmë t’i respektojnë masat mbrojtëse dhe ta mbajmë distancën sociale sepse akoma nuk është mbyllur puna me pandeminë.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi për një rast të ri pozitiv me Covid-19 në Gjilan, si pasojë e kontaktit në Prishtinë. Rasti është nën monitorim nga ana e Qendrës Operative për menaxhimin e emergjencave dhe nuk ka vend për shqetësim”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi HAziri, transmeton Portlai 2ONLINE.com.
Ai shtoi se lehtësimi i masave nuk nënkupton që është mbyllur puna me pandeminë.
“Rasti i fundit dëshmon se duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse dhe ta mbajmë distancën sociale. Akoma po luftojmë me të panjohurën”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/