(2LONLINE) – Kryetari i zgjedhur i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë të premten se po punohet rreth procesit të tranzicionit të pushtetit në Gjilan, por ka kërkuar nga zyrtarët komunal, drejtorët e menaxherët që në ndërkohë të punohet konformë ligjit dhe të mos lejohen veprime të paautorizuara.
Haziri ka thënë se nuk do të lejojnë vakuum institucional dhe ka kërkuar veçmas nga Inspekcioni të kryej punën e saj duke parandaluar çdo lloj veprimi të paautorizuar në komunë. Po ashtu ka kërkuar të kryhen me efikasitet edhe shërbimet publike në komunë si dhe Shërbimi Civil ti kryej detyrat e saj sipas ligjit.
Haziri ka kërkuar të mos ndërmerret asnjë veprim i paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin e sidomos te shërbimi civil tha se të mos bëhen lëvizje të stafit, gradime e degradime sepse ato janë në kundërshtim me ligjin si dhe të mos ndërmerren veprime të paautorizuara që kanë implikime buxhetore.
Haziri ka thënë se obligimet e komunës janë jashtëzakonisht të mëdha, ka informacione se ardhja e faturave të reja është në rritje. Haziri ka rikujtuar se kur e kanë dorëzuar pushtetin më 2007 kanë lënë në arkën e komunës mbi 713 mijë euro, ndërsa fatura të papaguara ka pas mbi 317 mijë euro, ♪5ka do të thotë se bilanci ka qenë pozitiv.
Ndërsa, sa i përket incidentit të raportuar në të cilën kanë qenë i përfshirë Bujar Nevzati i PDK-së dhe Isa Agushi i LDK-së , Haziri ka thënë se nuk u beson muhabeteve të berberhaneve por se sipas tij, nuk ka nevojë as për fërkime as për fyerje, sepse çdo kush duhet të ndihet fitues, zgjedhjet kanë përfunduar dhe Gjilani po i kthehet normalitetit. /2lonline/