Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka kontaktuar sot organet e shtetit lidhur me vlerësimet për kontrollin e zhurmës në lokalet e qytetit.
Me këtë rast janë marrë masa që të mos pengohet jeta e qytetarëve, në kuadër të Muajit të Bashkatdhetarëve, pasi që deri më 21 gusht dyfishohet numri i qytetarëve pas ardhjes së bashkatdhetarëve në vendlindje.
“Inspektorët komunal do të koordinohen me organet shtetit. Kërkoj bashkëpunim nga të gjithë pronarët e lokaleve, në mënyrë që mos pengohet as aktivieti e as qetësia për qytetarët dhe familjet gjilanase. Vlerësimet e kontrollit të zhurmës do të jenë të rregullta, ndërsa janë paraparë takime të rregullta mes organeve shtetërore, inspektorëve komunal, pronarëve të lokaleve dhe banorëve të disa lagjeve të qytetit. Kërkojmë durim dhe mirëkuptim nga qytetarët”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Haziri iu ka dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve në familjet e tyre, duke i ftuar ata që të bëhet pjesë në aktivitetet maratonike multikulturore të Komunës së Gjilanit në kuadër të Muajit të Bashkatdhetarëve.