Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës që ka bërë në konviktin e nxënësve dhe studentëve në Komunën e Gjilanit, ka konfirmuar se në vitin 2019 Komuna do të investoj në këtë konvikt për të ofruar kushte më të mira për nxënësit dhe studentët.
“Është vizitë për të konfirmuar mbështetjen për kushte më të mira për studentët dhe nxënësit që gravitojnë nga të gjitha Komunat e regjionit duke përfshirë edhe luginën e Preshevës. Vitin e ardhshëm bashkërisht me kërkesat që kanë konvikti do të investojmë në bazë të prioriteteve në inventarizim të ri të dhomave, sallave të leximit, korridoreve etj”, ka thënë kryetari Haziri.
Kurse nga ana e tij, drejtori i Konviktit, Nijazi Hyseni dhe këshilli i këtij institucioni kanë falënderuar kryetarin Haziri që është i vetmi kryetar i cili ka vizituar këtë konvikt në vitin 2002 dhe në mantatin aktual, duke konfirmuar investime në inventarizim të gjithë hapësirës, duke përfshirë dhe modernizim të dhomave që shfrytëzohen nga nxënësit dhe studentët.