/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim Klubin e Volejbollit të Femrave “Drita”, që siç ka thënë ai, ky klub dhe lojtaret e gjeneratës së re, janë nderi dhe krenaria e qytetit sepse në vitin 2015 kanë marrë tri kupa dhe medalje të shumta nëpër gara në vend.
Ai ka thënë se mbashtetja e Komunës së Gjilanit do të jetë e vazhdueshme edhe për këtë vit, ndërsa ka informuar se ky klub do të nominohet edhe për çmimin e radhës të cilin e ndanë Komuna në qershor kur edhe është data e çlirimit të Gjilanit.
“Klubi i volejbollit të femrave “Drita”, është klub që është krenaria dhe nderi i të gjithë neve e në veqanti i qytetit të Gjilanit, për sukseset e arritura në vitin 2015. Mbështetja e Komunës së Gjilanit do të jetë 100%. Ne do të jemi prapa jush gjatë gjithë kohës, edhe në garat jashtë vendit, dhe së bashku me ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të gjejmë format që mbështetja të jetë kur keni angazhime jashtë vendit. Sa i përket infrastrukturës sportive – palestrës, ajo do të jetë në shërbimin tuaj, sepse ekipet elitare dhe të suksesshme meritojnë mbështetjen në të gjitha format. Poashtu ju informoj se nga sot ky ekip do të jetë i nominuar për çmimin e qytetit që ndanë Komuna në ditën e çlirimit më 15 qershor, ndërsa vajzave suksese edhe mëtutje në sport por edhe në mësime e studime”, përfundoj kryetari Haziri.
Nga ana e tij, Lorik Ilazi, trajner i klubit, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për mbështetjen, duke potencuar se mbështetja financiare që ka ardhur nga qeverisja komunale, ka bërë që sukseset të jenë këto që janë duke mbajtur kampionin e Kosovës.
“Kryetar sot jemi këtu që t’u falënderojmë për mbështetjen që na keni dhënë gjatë vitit 2015. Falë asaj mbështetje, ne jemi sot këtu para jush me tri kupa dhe me shumë medalje që kemi marrë në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Sot ju informojmë se me mbështetjen që na konfirmuat, ne në vitin 2016, do të jemi edhe më të fuqishëm dhe më të angazhuar. Tashmë si ekipë kemi marrë tri kupa, fillimisht Kupën e Republikës së Kosovës, pastaj Kupën e Federatës së Volejbollit, e më pas edhe Super Kupën e Kosovës. Jemi të vendosur të marrim pjesë edhe në gara ndërkombëtare dhe në gara të tjera jashtë vendit, me qëllim që Gjilanit fillimisht, por edhe Kosovës ti japim fitore sa më të mëdha”, ka thënë ndër të tjerash Ilazi. /2L ONLINE/