(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Gjilanit , njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri ka rikujtuar se sot janë bërë 16 vite nga vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit dhe ka kërkuar angazhim që sa më parë të zbardhet kjo vrasje dhe vrasjet tjera të pasluftës, në mënyrë që eshtrat e kolonel Krasniqit dhe të tjerëve të pushojnë të qetë.
Për më tepër ja postimi Hazirit në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Sot janë bërë 16 vite nga vrasja tinëzare e kolonel Ahmet Krasniqit, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, njeriut i cili qëndroi i pathyeshëm përballë armikut shekullor. Që nga ajo ditë e deri më sot, kjo vrasje makabre vazhdon të mbetet mister dhe kjo duhet të prekë thellë ndërgjegjen tonë. Duhet të angazhohemi që sa më parë të zbardhet kjo vrasje dhe vrasjet tjera të pasluftës, në mënyrë që eshtrat e kolonel Krasniqit dhe të tjerëve të pushojnë të qetë. Kolonel Ahmet Krasniqi nuk është më në mesin tonë, por veprat heroike të këtij kolosi do të jetojnë sa t’jetë jeta. Ngushëllime familjes, miqve, dashamirëve. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së kolonel Ahmet Krasniqit!”