(2L ONLINE) – Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është mbajtur sot mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve në të cilën, ndër të tjera u diskutua për planifikimin e parasë publike për tremujorshin e fundit të vitit 2014.
Me këtë rast, kryetari Haziri ka kërkuar që brenda javës të gjithë drejtorët të paraqesin planifikimin e resorëve të tyre për ta përmbyllur suksesshëm vitin kalendarik 2014 me shumë projekte në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.
Nga ana e tyre, drejtorët e drejtorive komunale janë zotuar se gjatë javës do të paraqesin planit e tyre për tre-mujorshin e fundit të vitit, në mënyrë profesionale, nga i cili përfitues do të jenë qytetarët e Gjilanit për t’ua zgjidhur problemet e tyre në të gjitha sferat e jetës.
Implementimi i planit të tre mujorit të fundit të këtij viti do të nisë nga java e ardhshme dhe do të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme. /2L ONLINE/