“#Dita44. Sapo u njoftuam nga IKSHP edhe për 4 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan. Rastet janë të njohura për ne, sikur edhe kontaktet e tyre. Mos keni frikë sepse situata është nën kontroll nga Komiteti për emergjenca kundër përhapjes së coronavirusit”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ai tha se falënderimi i veçantë shkon për mantelbardhët për punën e palodhshme, përfshirë mikrobiologët, epidemiologët, biokimistët, specialistët e mjekësisë familjare e infermierët.
“Ju lutem shumë që t’i respektoni udhëzimet e organeve shtetërore. Veҫ në këtë mënyrë e parandalojmë përhapjen e virusit. #rriNshpi”, ka potencuar kryetari Haziri.